Transmetuar më 30-09-2017, 13:31

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) Gianni Infantino zhvilloi para dy ditësh një vizitë në Katar për të parë më nga afër përgatitjet që ka ndërmarrë ky vend në pritje të organizimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ai ndoqi zhvillimin e punës në projektet infrastrukturore dhe ndërtimin e tetë stadiumeve që janë planifikuar për “Qatar World Cup 2022”, numri i të cilave mund të rriten në nëntë sipas të vendimit përfundimtar që do të marrë FIFA këtë vit për numrin e stadiumeve.

Ndërkohë, Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino pati të enjten në mbrëmje një takim edhe me Emirin e Katarit Tamim Bin Hamad Al-Thani, ku u trajtuan një numër temash në lidhje me organizimin e Kupës së botës “Katar 2022”, vlerësimin e marrëdhënieve ekzistuese  dhe perspektivat e rritjes së bashkëpunimit mes Katarit dhe FIFA-s.

Katari është duke u përgatitur për të organizuar evenimentin më të lartë të futbollit në botë pas më pak se pesë vjet nga tani, i cili mbahet për herë të parë në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe tashmë ka përfunduar shumë prej stadiumeve dhe megaprojekteve në infrastrukturë për të garantuar suksesin e këtij evenimenti.