Transmetuar më 30-09-2017, 14:11

Dukej se ishte i lumtur në prag të martesës, por buzëqeshja e tij fshihte një dhimbje të madhe, e cila e shtyu drejt vetëvrasjes.

Gareth Mercer, një 32-vjeçar anglez nga Cheshire, i kishte rrëfyer nënës së tij se kishte dyshime lidhur me martesën që do të bënte pas pak ditësh me Kayleigh Sutcliffe, 31 vjeçe.

Nuk arrinte të ndërpriste varësinë e tij nga kokaina dhe kjo gjë po i shkatërronte jetën dhe raportin e tij me bashkëshorten e ardhshme.

Nëna e tij tregon për “The Sun” se në gjendje të rënduar psikologjike në 9 prill, ai i shkroi një mesazh lamtumire nënës së tij 70-vjeçare dhe më pas i dha fund jetës.

“Më fal”, shkruante në mesazh, ndërkohë që vetëm tani gruaja gjen forcë të flasë për vdekjen e të birit.

I riu prej tetë vitesh përdorte drogë, por kishte arritur që ta fshihte këtë gjë nga familja.

Gruaja e tij e ardhshme, e kishte zbuluar sekretin e tij dhe refuzonte që ai të vazhdonte këtë rrugë, por Gareth ndonëse ishte i vetëdijshëm se kjo varësi po i shkatërronte jetën, nuk arrinte të ndalonte.

Prej disa muajsh ai sillej çuditshëm dhe zënkat me të fejuarën ishin shtuar. Dukej se po kalonte një periudhë të vështirë, por askujt nuk i shkoi mendja se do ishte kaq rëndë.

Gareth vari veten në shtëpi, pasi piu alkool dhe mori kokainë, vetëm pak ditë para dasmës. /a.y/noa.al