Transmetuar më 30-09-2017, 14:54

“Lumturi”. Një fjalë e vetme për të lajmëruar lindjen e Liam, djalit të dytë të Mario Balotellit.

Futbollisti italian publikoi në Instagram një fotografi gjihë ngjyra e lule që ngjiten drejt qiellit, duke përcjellë lumturinë e të bërit sërish baba.

Një moment magjik për Supermario, i cili është bërë baba i një djali, si fryt i lidhjes me të dashurën Clelia, 26 vjeçe, e cila jeton në Zvicër.

Balotelli është aktualisht baba i një vajze me emrin Pia, e ardhur në jetë nga lidhja që pati disa vite më parë me showgirlin italiane Raffaella Fico.

20 ditë më parë, Balotelli kishte publikuar në Instagram një fotografi ku dukej barku i një gruaje shtatzënë ku shkruhej “Loading”. /a.y/noa.al