Transmetuar më 30-09-2017, 15:45

UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen Spanjë – Shqipëri dhe Shqipëri – Itali.

Ndeshjen mes Spanjës dhe Kombëtares shqiptar, e cila luhet me 6 tetor në Alikante, do ta drejtoj gjyqtari rus, Aleksei Eskov.

Kurse, ndeshja Shqipëri – Itali, e cila luhet në Shkodër me 9 tetor, do ta drejtoj gjyqtari norvegjez, Svein Oddvar Moen.

Këto janë ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare në kuadër të elevatorëve për botërorin ‘Rusi 2018’.

Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare ka shumë mungesa për këto dy takime.

Gjithashtu trajneri Panuçi ka rikthyer Taulant Xhakën për këto 2 takime si dhe do të grumbullojë për herë të parë futbollistin e ri që po shkëlqen te Brescia, Emanuele Ndoj./a.k/noa.al/