Transmetuar më 30-09-2017, 20:27
Publicitet

Ky është horoskopi për muajin tetor 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin se si do të ecin gjërat për të lindurit e çdo shenje.

Dashi: Personat e kësaj shenje do të kene probleme në dashuri. Sipas parashikimit partneri do të bëhet xheloz për ju. Gjithashtu probleme do të ketë edhe në punë.

Demi: Mërzitjet dhe vonesat në punë do ju bëjnë tejet nervozë. Do të keni debate me disa nga kolegët tuaj.

Binjakët: Ky muaj do të jetë mjaft pozitiv dhe emocionues për ju. Beqarët e kësaj shenje do të kenë takime speciale.

Gaforrja: Tetori do të jetë një muaj i komplikuar porsa i përket anës sentimentale. Ndërkaq kënaqësinë më të madhe do e merrni gjatë punës. Do të kaloni mjaft mirë me kolegët tuaj.

Luani: Tetori nuk do të jetë pozitiv për ju. Këto momente jo të mira do i keni si në punë ashtu edhe në dashuri. Herë pas here do të keni edhe periudha dekurajimi.

Virgjëresha: Për të gjithë ata që janë kjo shenjë, ky muaj do të jetë mjaft interesant. Do të keni propozime pune që duhet t’i merrni seriozisht në konsideratë. Tetori do të jetë me fat edhe për ata që studiojnë apo po kërkojnë një punë për herë të parë.

Peshorja: Muaji tetor do të jetë i shkëlqyer porsa i përket dashurisë. Horoskopi parashikon takime romantike dhe plot emocione. Momentet e mërzitshme do i kaloni në punë.

Akrepi: Gjatë këtij muaji do të jeni triumfues, por gjithsesi do të duhet të jeni të kujdesshëm. Ata që kanë kërkuar sukses do të arrijnë atë.

Shigjetari: Gjatë këtij muaji do të ndiheni të lodhur por shumë shpejt energjia do të rikthehet dhe do t’i kushtoni më shumë kohë shtëpisë dhe familjes.

Bricjapi: Disa histori dashurie në këtë muaj do të pësojnë thyerje ose thënë ndryshe ndarje por për ata çifte që e mbajnë ende gjallë dashurinë problemet do të kalojnë. Profesioni ndërkaq do ju marrë shumë kohë por gjithashtu do të keni edhe fitime të majme.

Ujori: Ky muaj do të jetë me fat për ju në lidhje me dashurinë por jo në punë. Do të keni disa pengesa që do i kaloni me ndihmën e miqve dhe të familjes.

Peshqit: Do të jetë një muaj i pasur me të reja dhe surpriza. Më në fund diçka pozitive do të keni në punën tuaj, kryesisht për ata që janë në kërkim të një pune më të mirë dhe të qëndrueshme./a.k/noa.al/

Loading...