Transmetuar më 30-09-2017, 22:46

Joshua Marbury dhe Alicia Quinney, u kthyen në shtëpi pas një nate që kishin kaluar jashtë me shoqëri, ndërkaq të voglin e tyre 1 vjeç e kishin lënë në shtëpi

Jacob 1 vjeç, u gjet nga prindërit e tyre në shtrat i vetëm dhe duke qarë e bërtitur. E futën në gjumë lehtë, por kur u zgjuan të nesërmen e gjithë fytyra dhe trupi ishin mavijosur me shenja të të rrahurave!

Jacob u dërgua menjëherë në spital, ku punonjësit i bënë fotografi të shumta të të mavijosurave, dhe në fund, në kokën e tij u zbuluan edhe shenja të gishtërinjve.

Doli të jenë nga dadoja që ata ia kishin besuar fëmijën e tyre të vetëm, por që ajo kishte abuzuar me të.

Ata vazhdojnë të mos e besojnë këtë, pasi me të kishin marrëdhënie shumë të mira një kohë të gjatë, madje e konsideronin si të familjes.

Fotografinë e djalit të tyre të vogël e kanë shpërndarë në Facebook, e cila ka marrë mbi 400,000 shpërndarje dhe ka nxitur zemërim në gjithë botën.

Ata shpresojnë që dadoja të ndiqet penalisht, dhe të shtojnë vëmendjen tek prindërit të cilët marrin dado për fëmijët e tyre.