Transmetuar më 01-10-2017, 12:20

Mënyrë krejt të veçantë për të shprehur dashurinë ndaj Arsenalit, ka zgjedhur një shqiptar i sapobërë baba.

Astrit Dervishaj ka vendosur që djalin e tij të sapoardhur në jetë, ta quajë Arsenal, për shkak të dashurisë së madhe të tij për skuadrën nga Londra.

Me këtë vendim shqiptari nga Kosova, tifoz i flaktë i “Arsenal” ka bërë mediat e huaja të flasin për të.

Por jo vetëm kaq. Teksa ka folur për “Goal” Dervishaj zbuloi se edhe vajzën e tij 3 vjeçare, e ka quajtur Arsena, i cili është versioni femëror i Arsenal.

Astriti dhe bashkëshortja e tij Albulena nuk kanë patur asnjë debat mbi vendosjen e këtyre emrave për fëmijët e tyre pasi mendojnë se janë emra unikë.

Astriti është një fans i Arsenalit që prej 20 vitesh dhe thotë se nëse do të bëjë sërish fëmijë, me siguri do t’i vendosin një emër që ka lidhje me skuadrën e Arsenalit. /b.l/noa.al/