Transmetuar më 01-10-2017, 13:45

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka humbur ditën e djeshme njeriun e tij të dashur, ndërsa bëhet fjalë për gjyshin e tij.

Mësohet se varrimi i familjarit do të bëhet sot në orën 14:00.

Ndërkohë, deputeti i ka kushtuar gjyshit të tij disa fjalë zemre, ndërsa shkruan në faqen e tij në Facebook se ai ishte dhe do mbetet model për të.

"Ishe gjithmonë i dashur, i qeshur, i qetë dhe kurrë nuk e prishe zemrën. Ishe njeriu më i ndershëm dhe i drejtë që kam njohur.

Ishe dhe do mbetesh modeli im në jetë. Të qoftë dheu i lehtë e u prehsh në paqe gjysh i dashur", thuhet në mesazhin e Bylykbashit. /b.l/noa.al/