Transmetuar më 01-10-2017, 14:58

Një nënë siriane dhe vajza e saj kanë sjellë në jetë në të njëjtën kohë fëmijët e tyre në një spital në Turqi.

Fatma Birinci, 42 vjeçe dhe vajza e saj Gade Birinci, 21 vjeçe lindën të dyja në spitalin turk në qytetin e Konya me anë të prerjes cezariane.

Gjinekologu Naim Unsual e quajti një "mrekulli" dhe tha se edhe lindjet e mëparshme të 42 vjeçares ishin bërë me anë të operacioneve.

Nënë e bijë u larguan nga vendi i tyre 3 vite më parë për shkak të luftës. Ata zbuluan se ishin shtatzënë në të njëjtën javë.

Të porsalindurit quhen Rexhep dhe Tayip, dy emrat e parë të presidentit aktual turk Rexhep Tayip Erdogan.

“Nuk më ka ndodhur kurrë më parë një eksperiencë e tillë. Ato janë larguar nga vendi i tyre tre vite më parë për shkak të luftës dhe janë strehuar në vendin tonë.

Tani si shenjë falënderimi për strehimin e tyre i kanë vendosur emrat foshnjave të tyre Rexhep dhe Tayip në shenjë falënderimi për presidentin tonë që i ka mbështetur”, u shpreh mjeku. /b.l/noa.al/