Transmetuar më 01-10-2017, 18:11

Njerëzit komunikojnë përmes të folurës, dhe për rrjedhojë ka një ekspozim të shpeshtë të dhëmbëve. Higjena orale është e domosdoshme për të mos pasur siklete të tilla si ndroje përpara të jerëve apo edhe probleme shëndetësore.

Gurëzat e dhëmëbve shesh përbëjnë problem dhe krijohen herë pas here. Ka një metodë se si t’i hiqni ato duke mos shkuar te dentisti.

Përbërësit e nevojshëm:

½ filxhan peroksid hidrogjeni, ½ lugë çaji kripë, 1 lugë gjelle sodë, larës goje, ujë të ngrohtë, furçë dhëmbësh, fill dentar për të pastruar dhëmbët

Udhëzimet:

Në një gotë, përzieni një lugë sodë dhe 1/2 lugë gjelle kripë. Merrni furçën e dhëmbëve vendoseni në ujë dhe më pas në këtë përzierje.

Më pas fshini butësisht dhëmbët me furçë për 5 minuta. Përzieni ½ filxhan peroksid hidrogjeni me ½ gotë me ujë të ngrohtë dhe lani gojën me këtë përzierje për 60 sekonda. Pështyni dhe lani me ujë të freskët gojën.

Përdorni fill dentar, por mos i kushtoni vëmendje mishit të dhëmbëve, por fshini gurrëzat në mes të dhëmbëve. Lëvizeni atë me butësi nga njëra anë në tjetrën për t’iu shmangur dëme dhe vështirësitë. Në fund, lani gojën dezinfektues. Kjo teknikë do të eliminojë gurëzat dhe do t’i bëjë dhëmbët të shkëlqejnë. /k.k/noa.al/