Transmetuar më 01-10-2017, 18:40

Dy burra janë bërë i pari çift gay që janë martuar në një ceremoni të veçantë.

Ata vijojnë të jenë të lidhur me njëri-tjetrin prej shumë vitesh, dhe tani ata mund të jetojnë të martuar pa pasur pengesa ligjore.

Bëhet fjalë për një çift në Gjermani, ku martesa mes tyre ndodhi fill pas hyrjes në fuqi të ligjit që lejon martesat mes personave të së njëjtës gjini.

Karl Kreile dhe Bodo Mende, të cilët kanë qenë së bashku që nga viti 1979, kanë bërë fushta të gjata për të drejtat e tyre.

Në vitin 2002, ata ishin ndër çiftet e para që kishin hyrë në një partneritet civil, pasi Gjermania lejoi diçka të tillë, një vit më parë.

Shumë çifte priten që sot të kurorëzohen, pasi zyrat e gjendjes civile u hapën të dielën për të shënuar ditën e parë të martesës së ligjshme të homoseksualëve në vend.

Gjermania bëhet vendi i 15 evropian që legalizoi martesën e homoseksualëve. /k.k/noa.al/