Transmetuar më 01-10-2017, 20:13

Vajza mirditore Rigerta Loku ditën e djeshme mbajti në Kuvend një fjalim prekës, duke u përlotur vetë, por emocionoi edhe të pranishmit.

35-vjeçarja foli në Kuvend me rastin e një aktiviteti për mbështetjen e bujqësisë dhe fshatit, në të parin Parlament rural.

Ajo gjithashtu tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit publik me fjalimin e saj emocionues.

Reagimin e shqiptarëve në rrjetet sociale Rigerta Loku nuk e kishte pritur e në fakt nëpërmjet një postimi Facebook, ajo i falenderoi të gjithë ato që e mbështetën dhe u solidarizuan me atë.

Postimi i Rigerta Lokut:

“Unë nuk thash asgjë të veçantë, thashë atë që njohim e dimë të gjithë. Falenderoj ata që më dhanë mundësinë që ta them. Përulem përpara secilit prej jush për fjalët e mira dhe inkurajuese, me zemër. FALEMINDERIT”./a.k/noa.al/