Transmetuar më 02-10-2017, 07:30

“Po-ja” mori 90% të votave në referendumin e së dielës për ndarjen e Katalunjës, bazuar në të dhënat e bëra publike nga zëdhënësi i qeverisë katalunjase, Jordi Turull.

Në votim morën pjesë 2.2 milionë zgjedhës nga 5.3 të thirrur në votim, ose thënë ndryshe 42%. Ndërkohë kundër ndarjes votuan 7.8%.

Qeveria e Katalunjës thotë se pa presionin nga ana e Madridit, do të kishin shkuar të votonin 55% e zgjedhësve, të cilët do të shprehnin vullnetin pro ndarjes nga Spanja.

“Qeveria spanjolle ka shkruar një faqe të turpshme”, deklaroi Presidenti i Katalunjës, Carlos Puigdemont.

Katalunjasit u përballën me dhunë dhe frikë nga policia, e cila arriti të mbyllë disa qendra votimi.

Ndërkohë nga këto përleshje mbi 700 persona mbetën të plagosur si pasojë e përplasjeve të dhunshme me policinë, e cila përdori shkopinj gome dhe plumba gome. /a.y/noa.al