Transmetuar më 02-10-2017, 08:51
Publicitet

Momente terrori gjatë një koncerti në Las Vegas, ku flitet për persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Më konretisht dyshohet për së paku 20 viktima dhe rreth 100 të plagosur.

Policia ndërhyri në Mandalay Bay Casino natën mes të dielës dhe të hënës, pak pasi kishte kaluar mesnata, ku siç mund të shihini nëpërmjet fotografive dhe videos më poshtë, u shënuan të shtëna me automatik.

Dyshohet se një person i armatosur nga kati i 29 i një pallati, hapi zjarr me mitraloz gjatë një koncerti country.

Sipas dëshmitarëve flitet për shumë persona të gjakosur.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spital. /a.y/noa.al   

Loading...