Transmetuar më 02-10-2017, 09:42

Të heqësh mënjanë çdo ditë pak lekë, për të pasur pas një viti, një shumë të konsiderueshme parash.

Kështu kanë bërë edhe një grup shqiptarësh të cilët jetojnë në Angli prej disa kohësh.

Ata kanë hapur kutinë e kursimeve pas një viti, pasi do të dalë jashtë qarkullimit monedha 1 paund dhe në total ju rezultoi se kanë kursyer 1560 paund.

“E hapëm kutinë e kursimeve pas një viti, sepse do dalë jashtë qarkullimit monedha 1 paundshe këtu në UK pas datës 15 tetor dhe totali na doli 1.560 paund”, shkruajnë shqiptarët për ‘joq’.

Duhet thënë se shuma nuk është e vogël dhe se veprimi i tyre është i zgjuar, për të mos zhvlerësuar në zero, gjithçka kishin lënë mënjanë.