Transmetuar më 02-10-2017, 12:12

Një akt i rëndë flijimi është transmetuar direkt në rrjetet sociale, ku një person shihet teksa hidhet nga ura.

Këtë të shtunë, një djalë brazilian me emrin Bruno Monteiro është hedhur nga ura Rio-Niteroi në Rio de Janeiro, duke u flijuar.

Ndërsa deri në urë kishte shkuar me taksi, aktin fatal e ka transmetuar live në Instagram.

Por pak çaste para se të hidhej nga ura një çift i cili udhëtonte me motor, kanë tentuar që ta bindin të heqë dorë por më kot.

Mësohet se i riu kishte përdorur lëndë narkotike dhe mbetje prej tyre u gjetën në brendësi të taksisë. Dyshohet se akti tragjik është kryer në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e lëndëve narkotike. /a.y/noa.al