Transmetuar më 02-10-2017, 14:28
Publicitet

Disa njerëz i mbajnë mirë sekretet nga të tjerët, por pa marrë parasysh sa shumë mund të jenë të besueshëm lidhur me sekretet e të tjerëve, mendja e njeriut është e “programuar” në atë mënyrë që në fund ta tregojë atë sekret, dhe sipas sondazhit më të fundit, njerëzit që mbajnë sekrete janë njerëzit më të pakënaqur dhe më të pashëndetshëm në krahasim me ata që nuk i mbajnë dot sekretet.

Por sipas një studimi të fundit, të mbash sekrete dëmton shëndetin dhe karrierën. Një ekip në Universitetin e Kolumbisë anketoi rreth 600 pjesëmarrës dhe zbuloi se më shumë e 96% e njerëzve mbanin sekrete, të cilat ishin të natyrës sentimentale, pikërisht sekretet më të dëmshme për trurin e njeriut.

Mesatarisht një njeri mendon për sekretin e tij dy herë në ditë, e pikërisht ky shqetësim rrit gjendjen e ankthit dhe frikës.  Sipas Malia Mason, një prej autoReve të këtij studimi, të mbash sekrete ndikon në nivelin e përqëndrimit, gjë e cila nuk ndihmon aspak në punë.

Disa nga 38 sekretet më të zakonshme përfshinin:

Të kishin lënduar një person tjetër, emocionalisht ose fizikisht

Përdorimi i drograve ilegale

Vjedhja e diçkaje nga dikush ose ndonjë vend

Angazhimi në diçka të paligjshme, përveç drogës apo vjedhjes

Fyerje fizike ndaj vetes

Aborti

Të kishin gënjyer dikë. /b.l/noa.al/

Loading...