Transmetuar më 02-10-2017, 14:57

Ishte veshur për në dasmë dhe u nis bashkë me dëshmitarët për të shkuar drejt vendit ku do të mbahej ceremonia, me miqtë e përbashkët.

Pikërisht gjatë rrugës, shoqëruesja e nuses u përdhunua nga dy djem, të cilët e xhiruan gjithë skenën, duke e publikuar në internet.

Në pamjet të cilat i gjeni më poshtë, shihet se si vajza bën rezistencë, ndërkohë që ata i shqyejnë veshjet.

Gjithçka ka ndodhur në Kinë, në qytetin e Xi’an në muajin qershor, por vetëm orët e fundit, policia ka konfirmuar se i identifikoi autorët ë dyshuar, një 21-vjeçar dhe një djalë tjetër 19-vjeçar, duke i arrestuar.

Gjithçka u justifikua nga dy të rinjtë e prangosur me traditën “naouhn”, e cila nënkupton prishjen e një martese me shaka ndaj nuses dhe dhëndrit dhe me këtë justifikim, abuzuan me shoqëruesen e nuses. /a.y/noa.al/