Transmetuar më 02-10-2017, 18:22

Një gropë e madhe u hap papritur në një rrugë të qytetit, në mes të trafikut dhe në rrethana të paqarta.

Ky fnomen i çuditshëm rezultoi problematik për një person, makina luksoze e të cilit përfundoi në gropën e hapur.

Ky aksident i çuditshëm ndodhi në rrugët e Harbin, kryeqyteti i provincës Heilongjiang të Kinës veri-lindore, ku shoferi ishte duke pritur hapjen e semaforit.

Në pamje duket makina luksoze prej 560 mijë dollarësh, gjysmë e futur në gropë, ndërsa shoferi u detyrua të dilte nga dritarja.

“Isha duke pritur në semaforin e kuq dhe sapo u hap drita e gjelbër u nisa, kur rruga u hap”, tha i habitur shoferi.

Me ndihmën e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, gjithçka përfundoi pa shumë dëme. /k.k/noa.al/