Transmetuar më 02-10-2017, 19:30

Nga Artan Fuga

Cfarë ka ndodhur që raporti i akreditimit të Universitetit të Tiranës e rendit atë më keq se të gjithë të tjerët?

Kur kam mbrojtur qendrimin që ligja për arsim të lartë, kjo mbulesë arkaike e një arsimi të lartë në koma, do t’a zhysi edhe më keq se çfarë është kulturën universitare të rinisë dhe kombit, a nuk po na e jep provën vetë establishmenti që e gatoi këtë ligj duke bërë një vlerësim që e dëshmon atë? A nuk po merr frytet e strategjisë së vet?

Pas një kuadri ligjor që i merr frymën dhe prodhon kaos në universitetet publike, a nuk po na vjen edhe një raport që i sugjeron Universitetit të Tiranës të merret me anë të dorës së dytë, duke i humbur kohë dhe energji, duke mos e ndihmuar të rinovohet dhe modernizohet?

Mos po e fusin edhe arsimin universitar publik në rrugën e venitjes si me radiotelevizionin publik?

Ku problemet e universitetit të Tiranës dhe të arsimit universitar, aq serioze, ku raporti i një grupi akreditimi që erdhi e iku si era me shi?

Cikël reagimesh për publikun e gjerë, për vendimmarrësit, në vëmendjen e respektueshme të kolegëve dhe studentëve të mi!

1. Përse vlerësimi barazimtar, pa mbajtur parasysh tipologjitë e ndryshme të institucioneve universitare, nuk sjell kontribut pozitiv dhe është i gabuar?

2. Kush i pengon universitetet publike të realizojnë standarde shumë të larta? Matësi e ka krijuar vetë realitetin që mat!

3. Si të kemi një sistem matjeje të performancës universitare që të jetë i pavarur, i saktë, i drejtë, i rreptë? Përvoja ime me një pjesë të ekspertëve! Stereotipe dhe paragjykime!

4. Si nuk mund të shkëputet ekspertiza e shkallës së realizimit të standardeve institucionale nga rezultatet konkrete të arsimit të lartë!

5. Ngatërrimi i universiteteve publike duke i gjykuar me remineshenca gjykimesh mbi ish universitetet shtetrore. Udha pa krye e disa sugjerimeve!

6. Sfidat e vërteta të arsimit universitar shqiptar dhe një ekspertizë mbi ekspertët! Reformë e shpejtë, rrënjësore, cilësore!

7. Cilët janë disa me diploma gjysmake, me arsim universitar të pambaruar, edhe ca të hequr nga UT për paaftësi; që u nxituan të shpallin dhe po shpallin zhdukjen e arsimit të lartë publik. Përse bëhet kjo dhe përse nuk ka strategji të qartë zhvillimi për arsimin universitar shqiptar?/a.k/noa.al/

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al