Transmetuar më 02-10-2017, 19:36

Ekziston një vend, në të cilin për të gjetur grua duhet të luftosh me vdekjen, në kuptimin e plotë të fjalës.

Të gjesh një vajzë për t’u dashuruar është ndër gjërat më të vështira në malet e Madagascarit të Afrikës.

Për shekuj me radhë, meshkujt e Betsileu kanë gjetur një zgjidhje që duket mjaft e rrezikshme, dhe e tillë është.

Për të fituar besimin e një vajze, që më pas do bëhet gruaja e tyre, ata luftojnë me një dem, por beteja është goxha e fortë.

Siç shihet edhe në pamje, lufta e tyre është pa masa mbrojtëse dhe në rrezik potencial për të marrë ndonjë goditje fatale me bri.

Vajzat joshen nga forca dhe trimëria e meshkujve të zonës vetëm kur i shohin duke luftuar me dema.

Kafshët nuk lëndohen në asnjë moment pasi njerëzit e zonës i konsiderojnë si qenie të shenjta. Përleshja përfundon vetëm pasi demi është i lodhur ose kur ndonjë është lënduar. /k.k/noa.al/