Transmetuar më 02-10-2017, 20:41

Ata kishin shkuar për të parë se çfarë ishin duke pritur, vajzë apo djalë, por një çift mësoi lajmin e rëndë se bebja që po rritje në barkun e nënës e kishte zemrën jashtë gjoksit.

Por kjo nuk ndikoi aspak në gjendjen e çiftit, dhe të dy bashkë u bënë më të fortë për të sjellë në jetë vajzën.

Nëna Caitlin Veitz bëri një ultrazë rutinore prej 20 javësh, ajo dhe burri i saj Brian mësuan lajmin dhe u treguan të vendosur për të ecur përpara.

Fëmija kishte një defekt të rrallë kongjenital në zemër (CHD),ectopia cordis, që prek vetëm një në çdo 100,000 foshnje.

Edhe pse kanceri i gjakut është defekti më i shpeshtë i lindjeve që ndodhin në çdo 1,000 lindje, cordis ektopike është forma më e rrallë dhe vdekjeprurëse,  95% të foshnjave vdesin brenda javës së parë të lindjes.

Për fat të mirë, e vogla gëzon shëndet të plotë dhe merr trajtimet e duhura mjekësore. /k.k/noa.al/