Transmetuar më 02-10-2017, 21:06
Publicitet

Pas një dite të lodhshme në punë, ajo që nevojitet në mbrëmje është një gjumë i qetë. Por ka raste që një gjë e tillë nuk ndodh, dhe trupi nuk gjen rehati. Por, ka disa ushqime që ndihmojnë në një gjumë të rehatshëm dhe të shpejtë.

Një të tretën e jetës tonë e kalojmë në gjumë. Mund të duket si shumë, por me të vërtetë është e nevojshme të mbulohen energjitë e humbura.

Këto produkte do t’iu ndihmojnë për të pasur gjumin e mirë.

Qershitë

Qershitë përmbajnë një sasi të mirë të melatoninës, kimikali që ndihmon në kontrollimin e orës së brendshme të trupit. Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Eksperimenteve Britanike, një grusht qershi pak orë para se të shkoni në shtrat ju ndihmon shumë.

Qumështi

Pirja e një gote qumësht të ngrohtë para gjumit do t’ju ndihmojë gjithashtu të bini në gjumë. Qumështi përmbanë triptofan, një pararendës i serotoninës kimike të trurit. Tripofani dhe serotonina ju ndihmojnë të flini pa probleme.

Bananet

Bananet kanë relaksues natyral të muskujve, magnez dhe kalium, që ndihmojnë në nxitjen e gjumit. Bananja është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B6, të cilën trupi ka nevojë për ta nxitur gjumin.

Çaji bimor

Për të fjetur më mirë shmangni kafeinën dhe pijet alkoolike në mbrëmje. Por, një çaj bimor do të ishte një ndihmës i madh për gjumë më të qetë dhe më të mirë. Çaji kamomil ose çaji i gjelbërt gjithmonë do të ishin ide e mirë edhe për përfitimet e tjera përveç gjumit. /k.k/noa.al/

Loading...