Transmetuar më 03-10-2017, 08:10

Hetuesit gjetën së paku 42 armë zjarri, si pistoleta e pushkë, në dhomën e hotelit si dhe në banesën e Stephen Paddock, i njohur si atentatori i koncertit në Las Vegas.

Policia thotë se në dhomën e hotelit armët e gjetura janë 23, ndërkohë që në makinë kishte nitrat amoni, një përbërës kimik i cili përdoret për të përgatitur eksploziv.

Masakra e natës mes të dielës dhe të hënës u konsumua në 9 sekonda, aq sa mjaftoi për të vrarë dhjetëra persona dhe për të plagosur qindra të tjerë.

Në banesën e tij policia rikuperoi edhe mijëra municione dhe eksploziv.

“Nuk e dimë se si munf ta kishim parandaluar këtë tragjedi”, tha sherifi Joseph Lombardo, duke kujtuar se para sulmit, Paddock nuk kishte shfaqur asnjë sinjal që mund të ngjallte dyshime tek autoritetet.

Nga sulmi me automatik gjatë koncertit country gjetën vdekjen 59 persona dhe 500 të tjerë u plagosën. /a.y/noa.al

Vrau 50 vetë e plagosi qindra të tjerë, del fotoja e agresorit në Las Vegas

Të shtënat me armë në koncertin në Las Vegas, 50 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur

Të shtëna me armë gjatë një koncerti në Las Vegas