Transmetuar më 03-10-2017, 12:22
Publicitet

Të konsumoni pije alkoolike gjatë shtatzënisë mund të sjellë pasoja fatale për breza me radhë. Ky është përfundimi i kërkimit më të fundit shkencor të kryer nga disa studiues nga Universiteti i Kalifornisë, Riverside.

Të gjithë nënat shtatzënë e kanë dëgjuar rrezikun e konsumimit të alkoolit gjatë periudhës së shtatzënisë. Pirja e pijeve alkoolike gjatë periudhës së shtatzënisë çon në shumë probleme shëndetësore serioze tek foshnja në bark. Por jo vetëm kaq.

Studim i ri konfirmon se nuk ka nivel të sigurt të konsumit të alkoolit gjatë shtatzënisë, pasi hulumtuesit gjetën se edhe pirja e rastësishme e një gote mund të ndikojë në zhvillimin e fytyrës së fëmijës.

Hulumtuesit vlerësuan shprehitë e pirjes së alkoolit të më shumë se 400 grave gjatë shtatzënisë dhe i morën tiparet e fytyrës së foshnjave të tyre në moshën 1 vjeçare.

Ekipi zbuloi se ekspozimi prenatal ndaj alkoolit, madje edhe në nivele të ulëta ndikon lehtë në formimin e karakteristikave të fytyrës në mitër, duke përfshirë hundën, mjekrën dhe sytë.

Konsumi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një numër problemesh fizike dhe zhvillimore për foshnjën, duke përfshirë lindjen me peshë të ulët, vështirësitë në të mësuar, kokë të vogël, aftësitë e kufizuara intelektuale dhe problemet me shikimin ose dëgjimin.

Hulumtuesit ishin të befasuar se madje këto nivele të ulëta të alkoolit megjithatë kanë një ndikim të lehtë, por negativ te foshnja.

Për këtë arsye, ata rekomandojnë fuqishëm që gratë shtatzënë të abstenojnë tërësisht nga konsumi i alkoolit gjatë shtatzënisë./b.l/noa.al/

Loading...