Transmetuar më 03-10-2017, 18:00

Nëse keni fëmijë adoleshent ka shumë mundësi që të ketë Instagram. Nëse është në Instagram, ka gjithashtu shumë mundësi që ndonjë të ketë bërë ndonjë koment të shëmtuar në fotot e tij.

Ndaj Instagram ka aktivizuar shërbimin e shmangies së komenteve fyese.

Sipas një studimi, Instagrami është tani platforma më e madhe e fyerjeve kibernetike, duke lënë pas Facebook.

Instagram nisi të marrë masa kundër bullizmit në qershor, kur aplikacioni shtoi filtra për të bllokuar komentet fyese.

Për t’u siguruar që e keni të aktivizuar, së pari përditësoni variantin më të fundit të aplikacionit.

Më pas shkoni te ‘settings’ në profilin tuaj të Instagram, klikoni te ‘Comments’ dhe konfirmoni që “Hide Offensive Comments” është i aktivizuar.

Gjithashtu mund të zgjidhni fjalë specifike që të filtrohen dhe të bllokohen. Tipari më i ri anti-bulizëm, megjithatë, shkon një hap më tej.

Ju mund të shkruani emrin e një personi që bën vazhdimisht komente fyese, te “Block Comments From” te ‘Comments controls’ dhe nuk do t’i hasni më kurrë fjalët e tij të pahijshme. Dhe nga ana tjetër ai do të lodhet më kot sepse nuk do ta dijë kurrë që është bllokuar. /noa.al/