Transmetuar më 03-10-2017, 22:18

Quhet Theresa Doyl, eshte 65-vjeçe nga Anglia dhe është e njohur për faktin se në çdo varrim që bëhet në qytetin e saj të lindjes Slau, ajo merr pjesë.

Arsyeja është thjesht e mahnitshme, shijon në maksimum ushqimin falas që shërbehet.

Mediat e huaja raportojnë se ajo nuk ka lënë asnjë varrim pa shkuar prej 14 vitesh. Pasi që i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, Theresa “i futet me koke” ushqimit dhe pijeve që serviren nga familjarët.

“Ajo çdo herë shkon në varrime me biçikletë. Nga shtëpia del e veshur normal, kurse para se të arrij të varret vishet me të zeza”, pretendojnë fqinjët e saj.

Margaret Ëhitehead, e cila së fundmi varrosi bijën e saj, ka pranuar se kishte mbetur e shokuar kur pa një grua të panjohur duke biseduar me familjarët e saj. Ajo madje kishte biseduar me të dhe i kishte shprehur ngushëllimet për humbjen e të bijës.

“Pas varrimit ajo hante sikur e nesërmja të mos ekzistonte. Në fund madje mbushi një qese me ushqim, mori biçikletën dhe u zhduk pa gjurmë”, ka shtuar Margaret.