Transmetuar më 04-10-2017, 07:57

E ulur në një kopsht me bar, dhe me syze këngëtarja e njohur Vesa Luma në fakt ngjan shumë ndryshe nga ajo që është sot.

Kjo për vetë faktin se Vesa është bërë paksa nostalgjike dhe ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto të 15 viteve më parë.

Sigurisht që me kalimin e viteve njerëzit ndryshojnë, por që Vesa vështirë se njihet në këtë foto të adoleshencës së saj.

Ajo që ka mbetur e njëjtë dhe nuk ndryshon as me kalimin e viteve është buzëqeshja e ëmbël, që e ka karakterizuar gjithmonë këngëtaren.

Para dy vitesh dy këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare, Vesa Luma dhe Big Basta i thanë po njëri tjetrit duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

E në fakt nga kjo martesë Vesa ka sjellë një jetë një djalë të cilin e pagëzuar me emrin Lian. /b.l/noa.al/