Transmetuar më 04-10-2017, 08:30
Publicitet

Shkencëtarët në Irlandë kanë zbuluar se mund të prodhojnë energji elektrike duke përdorur lotët dhe lëngje të tjera të trupit si qumështi i gjirit dhe pështyma.

Ky zbulim mund të përdoret një ditë për të kontrolluar përhapjen e ilaçit në organizëm duke përdorur një pajisje e cila është e aftë të marrë energji nga ambienti përreth, sipas studiuesve.

Një teknologji e tillë mund të zëvendësojë pajisjet aktuale biomjekësore, të cilat përmbajnë kimikate toksike.

Studimi i botuar në revistën "Applied Physics Letters" dhe i kryer nga hulumtuesit në Institutin Bernal në Universitetin e Limerick, përshkruan sesi ekipi ushtroi trysni ndaj molekulave të lizozimit, një proteinë e gjetur në të bardhën e vezës dhe lëngjeve të trupit.

Eksperimentet zbuluan prova të peizoelektricitetit, një proces në të cilin një ngarkesë elektrike nuk është shkaktuar në përgjigje të aplikimit të tensionit mekanik, shkruan klan.

Ndërsa vetitë e proteinave kanë qenë të njohura për dekada, eksperimentet e ekipit përfaqësojnë herën e parë që ka treguar shenja të piezoelekricitetit. /b.l/noa.al/