Transmetuar më 04-10-2017, 11:46

Duket se Renee, vajza e Robertit dhe Norës, do të ndjekë të njëjtën rrugë si prindërit e saj.

Pas performancës që i la të gjithë pa asnjë fjalë në një nga clubet e Turqisë (po, mos u çudisni, ajo ka shkuar në club që në moshën dy vjeçare)

Renee së fundmi ka mbajtur një koncert të vogël në shtëpi përpara familjarëve të saj ku ka kënduar këngët e tezes së saj Era Istrefit, “No I Love Yous” dhe Bon Bon”.

Kënga e Erës “No I Love Yous” në bashkëpunim me reperin maroken French Montana nuk ka shumë kohë që është publikuar dhe Renee nuk e di shumë mirë tekstin, por sapo dëgjoi “Bon Bon” Renee na tregoi se është një yll i ri i skenës.

Ajo “shpërtheu” përpara spektatorëve dhe ishte e përkryer. Epo ska se të ndodh ndryshe kur po rritet në një familje artistësh. /b.l/noa.al/