Transmetuar më 04-10-2017, 13:25

Një djalë 13 vjeç, vrau gjyshen e tij 67 vjeçe, teksa e qëlloi aksidentalisht me një të shtënë pushke.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Teana, në provincën e Potenza në Itali, mbrëmjen e djeshme.

I mituri kishte në dorë armën të cilën sapo e kishte sjellë i ati në shtëpi, pasi ishte kthyer nga gjuetia.

E moshuara u godit me plumb në kokë, në momentin që i mituri ndodhej në shtëpinë e gjyshërve, bashkë me të atin.

Nga hetimet paraprake, rezulton se 13-vjeçari kishte në dorë një karabinë, kur aksidentalisht shkrepi armën, duke qëlluar për vdekje gjyshen e tij.

Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që është sekuestruar arma me të cilën u qëllua. /a.y/noa.al