Transmetuar më 04-10-2017, 14:29

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mesditën e sotme ka lënë mënjanë politikën dhe zërat kritikë brenda partisë.

Bashkëshortja e tij Aurela feston ditëlindjen, dhe lideri i opozitës mesditën e kësaj të mërkure e ka kaluar duke drekuar me të.

“Edhe 100!”, shkruan Basha, duke publikuar një fotografi të tyre në Facebook.

Vihet re se ai dhe e shoqja kanë porositur nga një picë, ndërsa për të pirë vetëm ujë.

Pak kohë më parë në një intervistë televizive ai deklaroi se jeta e tyre familjare vijon normalisht pavarësisht angazhimeve politike.

“Pavarësisht se sot jam kryetar i opozitës, që prej ditës së parë që jemi bashkë e deri më sot, ne mundohemi të jetojmë jetën tonë normalisht dhe të bëjmë një jetë që është jashtë politikës. Kjo është edhe arsyeja pse Aurela mban një profil të një gruaje, të një nëne dhe të bashkëshorte normale. Pa dyshim, ajo është një ndihmë dhe një mbështetje e jashtëzakonshme për mua, por me vetëdije, dhe me mbështetjen time, natyrisht, ka zgjedhur profilin normal të një bashkëshorteje dhe jo të një vitrine politike”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se, Aurela është më pranë ecurisë së dy vajzave, i ndjek të gjitha detyrat e progresit të tyre në shkollë e kudo. /a.y/noa.al