Transmetuar më 04-10-2017, 15:08

Tiranë, NOA.al- Kthjellimet vijojnë ndikimin e tyre në zonat Jugore dhe Qendrore ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në Veri të vendit.

Pjesa e dytë e ditës mbetet në kushtet e motit të kthjëllët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat Veriore dhe Lindore. Në të njëjtat kushte atmosferike vendi karakaterizohet në mbrëmje dhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë sjell mesdita duke bërë që maksimumi territorial të ngjitet shumë pranë 28°C.

Era do vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa

Europa Veriore dhe Veriperëndimore mbeten me vranësira dhe shira të konsiderueshëm të cilët gjatë mbrëmjes do të zhvendosen drejt Europës Qendrore deri poshtë në zonën e Alpeve Europiane.

Por nën ndikimin e motit të kthjellët paraqitet Europa Jugore dhe një pjesë e Europës Lindore. /a.y/noa.al