Transmetuar më 04-10-2017, 16:06

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në orët e para të pasdites së sotme, rrugës që çon për në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia lokale konfirmuan për noa.al se në anë të rrugës, në hyrje të plazhit të Zvërnecit është gjetur i pajetë 50-vjeçari Arben Jaho.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë konstatuar kufomën duke lajmëruar policinë.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se Jaho ka pirë lëndë helmuese, duke i dhënë fund jetës.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të ndjerin drejt aktit fatal.

Policia tha se ngriti një ekip pune i cili po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al/