Transmetuar më 04-10-2017, 18:07

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, reagon ashpër lidhur me videon shokuese, ku një djalë 14-vjeçar nga Kuçova masakron me sëpatë një qen, ndërkohë që dy shokët e tij e filmojnë.

Me një gjakftohtësi të madhe, djali vazhdon ta gjuajë duke e gjakosur të tërin, deri sa qeni ngordh.

Tahiri thotë se një racë e re dhunuesish po rritet dhe se sot bëhet me një qen, e nesër me një shok a familjar, e kështu pa mbarim.

“Thuajse 1 vit më parë propozova një projektligj për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna, por Parlamenti nuk dëgjon. Më mbetet ta risjell përsëri në vëmendje, me shpresën se të gjithë ata që nga kjo e sotmja janë neveritur e frikësohen nga e ardhmja, të gjejnë kohë të bëhen bashkë e të detyrojnë parlamentin të marrë në shqyrtim e të miratojë një ligj për të ndalur përfundimisht masakrën ndaj kafshëve”, shkruan Tahiri në Facebook.

Ai publikon nëpërmjet fotografive edhe projektligjin e propozuar prej tij një vit më parë. /a.y/noa.al

I mituri masakroi qenin me sëpatë, nisin hetimet për djalin barbar

Masakrimi i qenit me sëpatë, fotoreporteri Feliks Bilani: Ka shumë të cilët kanë vrarë njerëz pasi janë stërvitur me kafshë