Transmetuar më 04-10-2017, 19:17

Nga sot, 500 pallate në Tiranë do të kenë një administrim më të mirë duke vendosur një standard të ri në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë banorët në lidhje ambientet e përbashkëta në komunitet.

Bashkia e Tiranës shpërndau sot 500 certifikatat e para për administratorët e pallateve , të cilët do të shërbejnë si zëri i banorëve në marrëdhëniet me Njësitë Administrative dhe Bashkinë e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë , Erion Veliaj i cili deklaroi se përmes kësaj nisme jo vetëm që rregullohet bashkëjetesa në komunitet, por njëkohësisht punësohen edhe 500 vetë.

“Nisi si një ëndërr ndoshta e pamundur dhe sot është realitet dhe dua që në fund fare t’i jap urimin 500 administratorëve që sot marrin certifikatën për të qenë përfaqësuesit e qytetarisë në çdo pallat dhe në çdo shkallë e lagje të qytetit të Tiranës. Në thelb duhet të pranojmë edhe diçka tjetër, janë edhe 500 vetë që punësohen sot dhe nuk punësohen se i punëson shteti apo ndonjë kompani e madhe, i kanë gjetur punë vetes, kanë bindur të gjithë banorët që janë njeriu ose burri apo gruaja më e ftilluar e pallatit të tyre”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se procesi do të vijojë për finalizimin e zgjedhjes së asambleve dhe të administratorëve edhe për pjesën tjetër të mbetur.

Ndërkohë, nga sot të gjithë pallatet e Tiranës kanë detyrimin të zgjedhin asamblenë e banorëve dhe administratorin brenda 6 muajsh, pasi në të kundërt, atëherë këto pallate do të jenë të detyruara të pranojnë një kompani administruese që do t’ju caktohet nga Bashkia.

Një nga projektet e Bashkisë së Tiranës është dhe ai i fondit të Komuniteteve. Kryetari i Bashkisë ftoi të gjithë banorët që përmes administratorëve të zgjedhur të aplikojnë për këtë fond. /k.k/noa.al/