Transmetuar më 04-10-2017, 21:08

Pas lajmit të qarkulluar në disa media se djali i Sali Berishës ka marrë pjesë në një dasëm ku lekët hidheshin pa masë, dhe ai nuk ka hedhur asnjë qindarkë ka reaguar vetë Shkëlzeni.

Ky i fundit, më anë të një statusi në rrjetet sociale, është shprehur me nota ironike për këtë lajm duke thënë se nuk e ka për zakon të hedhë para nëpër orkestra.

Shkëlzeni ka sqaruar se nuk i pëlqen që të qëndorojë gjatë nëpër dasma, dhe as të harxhojë para.

Reagimi i plotë:

Njoftim për ata që mendojne të më ftojnë në dasëm!

Në ato pak dasma që kam marrë pjesë (nuk më pëlqen të rrij me orë në të njëjtin vend) jo për aresye imazhi dhe as për mungesë respekti ndaj zanatit të orkestrës, ato para që kam vendosur të harxhoj, kam preferuar (gjithmonë dhe pa asnjë perjashtim) t’ja percjell ciftit dhe jo t’i hedh në tokë, ajër apo t’ua ngjis në ballë valltarëve. Sigurisht ndokush dhe mund të jetë zhgënjyer por rëndësi ka që nuk ka qenë cifti.

Pas zbulimit të "skandalit" se Shkëlzen Berisha edhe pse nuk ka hedhur lekë, ka qenë pjesëmarrës në një dasëm ku janë hedhur para për orkestren, i bëj me dije atyre që më duan në dasëm, të sigurohen që askush nga të ftuarit nuk do hedhë asnjë kacidhe për kengëtarët,valltarët, dajallarët, xhaxhallarët, kushurinjtë, arinjtë ….. . Në rast të kundërt nuk do të padis portalet por ciftin, orkestrën të ftuarit dhe lokalin.

P.S

Falenderoj nga zemra portalet që nuk më kanë ngatërruar me dhëndrin

Shkëlzen Berisha. /k.k/noa.al/