Transmetuar më 04-10-2017, 23:50

Rreth dy javë më parë fotot e tyre si çift pushtuan rrjetet sociale. Jo për faktin e famës, por për guximin e vajzës për të ekspozuar pa droje linjat e trupit të saj mbipeshë në një set fotografish romantike me të dashurin e saj Arryn.

Çifti nga Overtoni në shtetin e Teksasit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shfaq toples në një liqen në natyrë.

Por “fama” nuk ka kaluar pa pasoja. Stephanie, punonjëse në bankë është pushuar nga puna pas bërjes virale të fotove.

Siç njoftoi ajo vetë, eprorët e saj në Austin Bank Texas N.A. i kishin thënë se ishin të shqetësuar rreth numrit të njerëzve që mund të shikonin fotografitë dhe ndikimin që mund të kishin në imazhin e bankës, prandaj largimi i saj nga puna për drejtuesit e bankës ishte i pashmangshëm.

Pavarësisht kësaj, çifti nuk pendohet për fotografitë.

Që të dy janë krenarë sepse, siç thonë, kanë dhënë një mesazh të rëndësishëm për qasjen pozitive që duhet të kenë njerëzit ndaj trupit të tyre, kryesisht kur janë mbipeshë.

Edhe më krenarë, ata i bën fakti që së shpejti do të jenë prindër.