Transmetuar më 05-10-2017, 09:10

Mendonte se kishte një pikë të zezë në mjekër, por në të vërtetë ajo që zbuloi e tronditi.

Gruaja zbuloi se ishte prekur nga një kancer shumë i rrallë, me shumë mundësi vdekjeprurës.

Kari Cummins, një 35-vjeçare amerikane nga California, gjithmonë i ka pëlqyer që të merrte rreze dielli dhe të kishte lëkurë me ngjyrë, duke bërë edhe seanca solari.

Fatkeqësisht tepria e ekspozimit ndaj rrezeve thuajse i mori jetën. Fillimisht ajo pa që në mjekrën e saj t'i shfaqej një pikë e zezë e cila sa vinte e bëhen si gropë.

Mendonte se bëhej fjalë për akumulim papastërtish, deri në momentin që me kalimin e kohës nuk po zhdukej.

Kështu ajo iu drejtua një mjeku specialist, i cili e diagnostikoi me carcinoma të qelizave të lëkurës, një lloj kanceri shumë agresiv.

Fatmirësisht sëmundja u pikas në kohë duke u hequr, pa përhapur metastaza të tjera.

E reja ka vendosur të tregojë historinë e saj, si mënyrë për të paralajmëruar personat e tjerë.

“Gjithmonë më ka pëlqyer që të rri në diell dhe të bëj solar, por nuk e mendoja kurrë se rrezikoja kaq shumë. Ishte shokues momenti kur zbulova se mund të kisha vdekur”, tregon Kari Cummins për ‘Metro’. /a.y/noa.al