Transmetuar më 05-10-2017, 09:50

Një person i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, është vënë në prangat e policisë.

I arrestuari është Taulant Hysaj, 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, i cili gjatë së mërkurës u arrestua nga policia e Korçës.

Prangosja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Korçë, në nëntor të vitit 2016, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Ndalimi i tij lidhet me një ngjarje të ndodhur më datë 26 gusht 2016, në fshatin Zëmblak të Maliqit.

Hysaj akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta K.H., 40 vjeç. /a.y/noa.al