Transmetuar më 05-10-2017, 10:12
Publicitet

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni me të mitura, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

I arrestuari është Shkëlqim Elezi, 36 vjeç, banues në Tapizë të Fushë Krujës.

Prangosja e tij u bë pasditen e djeshme, e mërkurë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Elezi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaros në Itali e ka dënuar me 5 vjet dhe 10 muaj burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të të miturve”.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Loading...