Transmetuar më 05-10-2017, 11:28

Ende pa kaluar mirë zhurma e dasmës së tyre të shumëpërfolur, vjen lajmi i gëzueshëm

se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Bëhet fjalë për këngëtarin e famshëm pjesë e grupit ‘NRG’, Besnik Qaka dhe bashkëshorten e tij, Lolita Begolli.

Revista ‘Kosovarja’ ka bërë të ditur se biondja simpatike është në pritje të

ëmbël ndërkohë që dyshja është duke shijuar muajin e mjaltit.

Besniku dhe Lolita surprizuan me vendin që zgjodhën për të kaluar muajin e mjaltit, pasi

ndryshe nga çiftet e tjera VIP që kanë udhëtuar drejt parajsave tropikale, ata kanë

zgjedhur qytetin e tyre, Pejën.

Ata u fejuan rreth një muaj më parë, duke surprizuar edhe me martesën e mbajtur në një kohë kaq të afërt.

Por me sa duket bebushi që është në ardhje, ka përshpejtuar zyrtarizimin e lidhjes.