Transmetuar më 05-10-2017, 12:58

Kuvendi i Shqipërisë sensibilizohet në ndihmën ndaj fëmijëve talasemikë.

Në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë u hapën vendet për dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë.

Mesditën e sotme deputetë të Kuvendit të Shqipërisë u sensibilizuan me nismën duke dhuruar gjak.

Ata lanë mënjanë tensionin në Kuvend, ku u përjashtua kryedemokrati Lulzim Basha pas pushtimit të foltores gjatë debatit për  ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, për të dhuruar gjak.