Transmetuar më 05-10-2017, 13:19

Telefoni i saj është kthyer në shpëtimtarin e jetës për të, pasi fatmirësisht Iphone e ka shpëtuar gjatë sulmit të ndodhur pak ditë më parë në Las Vegas.

Vajza emri i së cilës nuk është bërë ende publik, gjatë sulmit me armë ka vrapuar me telefonin e saj në dorë, i cili është goditur nga një plumb duke parandaluar vrasjen e vajzës.

Një plumb nga autori 64-vjeçar, Stephen Paddock ka goditur telefonin e vajzës dhe fatmirësisht nuk e ka prekur atë. E mbijetuara ka humbur telefonin gjatë sulmit, por ka arritur të shpëtojë jetën e saj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vuajnë prej ditësh vrasjen masive në histori pasi të paktën 58 vetë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në një koncert të muzikës country në Las Vegas të dielën në mbrëmje.

Të shtënat me armë nisën afër fundit të festivalit në ‘Route 91’, ku ishin të pranishëm 22 mijë vetë, përfshi performuesit e njohur 

Autori, Stephen Paddock qëlloi me armë turmën që po ndiqte koncertin, dhe pas masakrës ai vrau edhe veten. /b.l/noa.al/