Transmetuar më 05-10-2017, 13:27

Grabitet nëpërmjet forcës një kompani në minierën e Bulqizës, ku roja është lidhur nga autorët e ngjarjes.

Gjithçka ka ndodhur herët më mëngjes, ende pa zbardhur e enjtja.

Rreth orës 03:25 gjatë natës në komisariatin e policisë Bulqizë, është paraqitur 58-vjeçari A.D., banues në Fushë-Bulqizë,  roje tek  ish- parku i minierës në Qytet të Ri Bulqizë.

Ai ka deklaruar se rreth orës 01.15, dy persona të paidentifikuar kanë prerë rrjetën rrethuese dhe janë futur brenda rrethimit të ish parkut ku me anë të një fashete e kanë lidhur.

Po ashtu kanë thënë se me anë të një automjeti me karroceri dyshohet të kenë vjedhur rreth 24 copë shina galerie që shërbejnë për transport brenda galerive të kromit me gjatësi nga 6 metër secila.

58-vjeçari ka thënë se pavarësisht se është lidhur, ndaj tij nuk është ushtruar dhunë.

Të sinjalizuar për rastin, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al