Transmetuar më 05-10-2017, 13:39
Publicitet

Partinë Demokratike e presin katër vite në opozitë, ndërkohë që zërat kritikë brenda saj janë shtuar.

Por si të mos mjaftonin këto telashe, vjen një masë ndëshkuese nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me zgjedhjet e 25 qershorit.

KQZ në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin, “Për vendosjen e sanksionit administrativ për barazinë gjinore në listat shumemërore të kandidatëve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.06.2017”.

KQZ vendosi sanksionin administrativ për subjektin zgjedhor Partia Demokratike në masën 12 milionë lekë të reja.

Kjo gjobë vjen për mospërmbushjen e detyrimit të parashikuar nga neni 67, pika 6 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, për 12 zonat zgjedhore. /a.y/noa.al

Loading...