Transmetuar më 05-10-2017, 14:53
Publicitet

Një vit i jashtëzakonshëm artistik për Ermal Metën dhe tashmë është në fazën finale të MTV Europian Music Awards për Italinë, si kandidat në kategorinë Best Italian Act.

Ermal Meta konkurron në kategorinë e tij me Francesco Gabbani-n, këngëtarin që ndan me të gara të rëndësishme prej vitesh.

Kanë konkurruar bashkë në kategorinë e të rinjve në Sanremo-n e vitit të kaluar dhe një vit më vonë, në finalen e Sanremos ku Meta u rendit i treti, të dyja rastet të fituara nga Gabbani.

Me ta, në të njëjtën kategori janë dhe artistët Fabri Fibra, Thegiornalisti, Tiziano Ferro. Si gjithmonë fituesit do të përzgjidhen nga fansat, kështu që ju mund të votoni për artistin tuaj të preferuar në faqen zyrtare të mtvema.com.

Për të votuar Ermal Metën duhet të shkoni te "Vote", më pas rajonin e Italisë dhe më pas ju shfaqet midis 14 kategorive, kategoria Best Italian Act ku ai kandidadon, ku ju mund të votoni poshtë emrit të tij.

Klikoni këtu për të shkuar drejtpërdrejt në faqe. Mund të votoni disa herë. Sa më shumë të jemi dhe sa më shumë herë të votojmë, aq më shumë mundësi ka që Ermali të shpallet fitues. /b.l/noa.al/