Transmetuar më 05-10-2017, 14:55

Lëvizjet e shpeshta bankare dhe të pajustifikuara, kanë bërë që të krijohen dyshime lidhur me aktivitetin e tij.

Gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, iu referuan materialet Prokurorisë së Beratit, për shtetasin M.K., 49 vjeç banues në Tiranë.

Ai dyshohet se ka kryer transaksione të ndryshme bankare, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të paligjshme.  

Ndaj tij hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë lidhur me aktivitet me të cilat merret.

Dyshohet se paratë e tij, burojnë nga vepra penale sikurse dhe ndryshimi, transmetimi, transformimi dhe tjetërsimi i produkteve që synojnë fshehjen e burimit të paligjshëm të origjinës. /a.y/noa.al