Transmetuar më 05-10-2017, 15:55

Një vajzë e re ka rënë pre e shantazhit dhe kanosjes, ku një djalë ka përfituar prej saj shuma parash dhe bizhuteri floriri.

Adoleshenti nga Berati tashmë është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për shkak se akuzohet nga një vajzë të cilës përmes shantazhit se do t’i publikonte foto dhe video intime, i ka marrë lekë dhe bizhuteri.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për shtetasin me inicialet A.B., 17 vjeç.

Ky i fundit sipas burimeve policore, dyshohet se nëpërmjet kanosjes për publikimin e disa fotove dhe videove intime, i ka marrë në periudha të ndryshme 200 euro, 2 zinxhirë, 1 palë vëthë dhe 1 unazë floriri, 16 vjeçares D.K.

Mësohet se ai posedonte disa foto dhe video intime të adoleshentes, ku nëpërmjet tyre prej disa kohësh e kanoste duke i thënë se do i nxirrte në Facebook.

E frikësuar se mos fotografitë publikoheshin e reja ka bërë kallëzim në polici, duke bërë që 17-vjeçari të vihet në pranga gjatë ditës së djeshme.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes”. /b.l/noa.al/