Transmetuar më 05-10-2017, 17:24

Performanca e Ana Likës dhe Albi Isakajt në DWM, të hënën e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve edhe për shkak të puthjes në buzë që Ana dhe Graciano, balerini i njohur, shkëmbyen me njëri-tjetrin në fund të kërcimit.

I ftuar këtë pasdite në Pop Culture në Top Channel, Graciano Tagani ka shpjeguar edhe skenën që “me gjasë” doli jashtë parashikimit.

Siç rrëfeu ai, me Anën ka plot 16 vite që njihet, janë miq shumë të mirë dhe puthja skenike ishte menduar si një detaj për ta bërë më intriguese performancën.

“Unë me Anën njihemi prej 16-vjetësh dhe menduam çfarë të bëjmë ndryshe… dhe thamë hajde të puthemi”, – tha Graciano duke shtuar se puthja nuk ishte fare e rastësishme në skenë, megjithatë ai u ndie shumë mirë pas saj.

“Po më thua që puthja ishte edhe një flirt?”, e pyeti Kelvi Gracianon dhe ai ia ktheu: “Nga ana ime po, thjesht u ndjeva shumë mirë…”. /b.l/noa.al/